Raporti i KE-së për Integrimin, Tabaku: PS ta kthejë në plan pune

Opozita e shikon raportin vjetor të Komisionit Evropian, si një listë punësh të pakryera nga qeveria. Kryetarja e Komisionit për Çështjet Evropiane, Jorida Tabaku në një konferencë për mediat, tha se shqetësimet e opozitës janë pasqyruar të gjitha në progresraport dhe tashmë është radha e maxhorancës për të kryer punët e saj që Shqipëria të hedhë hapa të tjerë drejt Bashkimit Evropian.

”Shqipëria ka nevojë që të përmbush këto angazhime, në lidhje me tregun, në lidhje me reformimin e sistemit, në lidhje me punën që duhet të kryej parlamenti, nuk kanë asnjë detyrë të vetme për opozitën. Janë të gjithë elementë që opozita është duke protestuar, janë të gjithë elementë që ne kemi ngritur shqetësimin në kohë. Dhe unë shpresoj shumë që ato duhet ta lexojnë, ta lexojnë raportin e progresit dhe shpresoj shumë që ta kthejnë në një plan pune”, tha Tabaku.

Teksa u pyet nëse opozita do të ulet në dialog me mazhorancën për të zgjidhur krizën parlamentare, Tabaku pohoi se ftesa si ajo e Spiropalit, duhen të paraprihen nga akte që tregojnë vullnetin e socialistëve për mirëkuptim. Zgjidhjen e shikon tek zbatimi i detyrave të vendosura nga Komisioni Evropian.

”Ftesa konkrete fillon me një reflektim, ta marrë këtë listën dhe të shoh se cilat janë problemet që ka parlamenti. Të mblidhet parlamenti dhe të votojë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të cilin refuzuan ta zbatojnë. A e bën dot këtë opozita ? Ne për këtë po protestojmë. Ka një detyrë që lidhet me zgjedhje të lira dhe të ndershme, për një reformë të plotë gjithëpërfshirëse. Arsyeja e dytë që opozita po proteston është pikërisht kjo, qeveria teknike dhe fakti që rekomandimet e OSBE/ODIHR nuk janë reflektuar’‘, tha Tabaku. Pavarësisht ftesës së përsëritur për ndërkombëtarët, Tabaku pohoi se nuk kanë marrë ende garanci për ndërhyrje që mund t’i jepet fund krizës.

SHKARKO APP