Raporti i “Venecias”, Presidenca thërret konferencë për shtyp
Komisioni i Venecias publikoi sot raportin përfundimtar mbi kërkesën e Ramës për kushtetutshmërinë e vendimit të Presidentit të Republikës për shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zhvillimin e zgjedhjeve vendore në Shqipëri.
Në raportin e saj, “Venecia” thotë se ka indikacione se veprimet e Presidentit mund të mos kenë qenë të një natyre që justifikojnë nisjen e procedurave të shkarkimit.
Në raport, Komisioni i Venecias shprehet se edhe nëse Meta tejkaloi kufijtë, nuk mund të fajësohet.
Lidhur me këto gjetje të ekspertëve të “Venecias”, në institucionin e Presidencës në orën 17:00, do të mbahet një konferencë për shtyp.