Raporti nga DASH: Korrupsioni i përhapur në të gjithë degët e qeverisë

Në raportin e fundit për të drejtat e njeriut, Departamenti i Shtetit Amerikan thekson se presioni politik dhe korrupsioni e penguan gjyqësorin në Shqipëri që të funksiononte në mënyrë të pavarur dhe efikase.

Për funksionimin e gjykatave vërehet se politizimi i emërimeve në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese, cenoi pavarësinë e institucioneve.

Qeveria, bizneset dhe grupet kriminale tentuan të ndërhynin nëpër media në mënyra të papërshtatshme. Në raport theksohet se ka pasur preson politik dhe ekonomik mbi mediet duke përfshirë dhunën dhe kërcënimet ndaj gazetarëve.

Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kufizuan medien e pavarur ndërsa thuhet se gazetarët u autocensuruan.

SHKARKO APP