Rastet e refuzimit të pagës së luftës, Braçe tregon arsyet

Zv/kryeministri Erion Braçe, sqaron se përse është refuzuar ajo që është quajtur ”paga e luftës” për individë të caktuar. ”Duhen plotësuar edhe 30 000 paga të tjera. Janë dashur 40 ditë për të dhënë pagat sepse këto janë para’ dhe jo pica që porositen në telefon. Secili nga administratorët publikë ka përgjegjësinë maksimale që të verifikojë të gjithë dokumentacionin e paraqitur në aplikim, pasi njerëzit nuk mund të përfitojnë dy herë, dhe duhet verifikuar aktiviteti nëse është brenda fushës për të cilën është vendosur në Aktin Normativ. Ne duhet të mbajmë përgjegjësi për çdo qindarkë që hedhim. Unë e kuptoj që njerëzit janë në vështirësi, i kërkojmë shumë ndjesë, por edhe ne jemi në syrin e ciklonit. Nuk përputhen sistemet. Sistemi i e-Albania funksionon vetëm mbi numrat e kartës së identitetit, ndërkohë që ka biznese që janë regjistruar me pasaportë dhe numri i pasaportës nuk njihet nga sistemi i e-Albania. Unë i ftoj njerëzit që të shkojnë pranë QKB-së në rrethin e tyre dhe të bëjnë rinovim dokumentash me qëllim që të përfitojnë pagën”.

SHKARKO APP