Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 25 Nëntor 2026, 08:39 Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor Sot Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor, ku mblidhen mbi 600 investitorë, nga Europa e rajoni, si edhe disa…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Reagim i ashpër i politikanit shqiptar në Malit të Zi: Deklaratat e Edi Ramës, të rrezikshme dhe përçarëse

Reagim i ashpër i politikanit shqiptar në Malit të Zi: Deklaratat e Edi Ramës, të rrezikshme dhe përçarëse

Politikë
E enjte, 27 Gusht 2020 16:44
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Mal të Zi, i cilësojnë qëndrimet e Edi Ramës dhe Gent Cakajt për zgjedhjet e 30 gushtit në këtë shtet, si të rrezikshme dhe përçarëse. Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH)  dhe Antar i Koalicionit Shqiptarë –Bashkë Nji Za, Mehmed Zenka, në një deklaratë publike shprehet se qëndrimet e zyrtarëve të qeverisë së Tiranës zyrtare kanë qenë kontradiktore dhe përçarse.

“Ministri i punëve të jashtme në detyrë Cakaj, me pozicionimin e vet në përkrahje të njërit nga koalicionet shqiptare haptas nxit përçarje në mes shqiptarëve në Mal të Zi, ndërsa kryeministri Rama në deklaratën e djeshme  fton shqiptarët në Mal të Zi  të votojnë PDS-në, ndërsa sot i bashkëngjitet ministrit të vet të punëve të jashtme dhe përcaktohet në mbështetjen e të njejtit koalicion (Listës Shqiptare). Sjelljet e këtilla  të pa përgjegjshme dhe jashtëzakonisht të rrezikshme për ne shqiptarët te cilët jetojmë në Mal të Zi ngjallin indinjatë të thellë tek ne dhe  nxisin përçarje të thella mes nesh”,- shprehet Mehmed Zenka.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Zënka shprehet se deri më sot qeveria “Rama” nuk ka dhënë asnjë ndihmë konkrete për shqiptarët në Mal të Zi. “Kur nuk keni qenë kurrë të zotët që të na ndihmoni dhe mbështesni në realizimin e aspiratave tona politiko-ekonomike, atëherë ju lutemi mos na dëmtoni duke nxit përçarje me sjelljet e juaja tejet destruktive për ne shqiptarët në Mal të Zi”,- shprehet Zenka.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Deklarata e plotë e Kryetarit të Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH)  dhe Antar i Koalicionit Shqiptarë –Bashkë Nji Za, Mehmed Zenka:

Të nderuar bashkëkombas,

Tre ditë e fundit para se shqiptarët në Mal të Zi duhet të dalin e të votojnë dhe të përcaktohen për njërin nga koalicionet shqiptare, ndodhi diçka e pa precedent nga disa udheheqës të politikës të shtetit Amë. Ministri i punëve të jashtme në detyrë dhe kryeministrit Rama, prononcohen me deklarata tejet shqetësuse dhe të rrezikshme për shqiptarët në Mal të Zi.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01

Ministri i punëve të jashtme në detyrë Cakaj, me pozicionimin e vet në përkrahje të njërit nga koalicionet shqiptare haptas nxit përçarje në mes shqiptarëve në Mal të Zi, ndërsa kryeministri Rama në deklaratën e djeshme fton shqiptarët në Mal të Zi të votojnë PDS-në, ndërsa sot i bashkëngjitet ministrit të vet të punëve të jashtme dhe përcaktohet në mbështetjen e të njejtit koalicion (Listës Shqiptare). Sjelljet e këtilla të pa përgjegjshme dhe jashtëzakonisht të rrezikshme për ne shqiptarët te cilët jetojmë në Mal të Zi ngjallin indinjatë të thellë tek ne dhe nxisin përçarje të thella mes nesh.

Zoti kryeminister dhe minister po ju kujtojmë që shqiptarët në Mal të Zi kanë dal në dy lista, njëra është Koalicioni Shqiptarë – Bashkë Nji Za- (PD,UDSH-LDneMZ) dhe tjetra Lista Shqiptare (Alternativa,Forca,LDSH) dhe minimumi të cilin shqiptarët në Mal të Zi e kan pritë nga ju ishte të ftoni elektoratin shqiptarë që të përcaktohen për njërin nga këto dy koalicione, sepse vetëm kështu do të u ruante uniteti mes shqiptarëve në Mal te Zi.

Edhe koalicioni të cilin ne e përfaqsojmë ( Koalicioni shqiptarë ‘’Bashke Nji Za’’) përmbahet nga partitë shqiptare dhe ka përkrahjen e 50% e elektoratit shqiptarë i cili voton shqip. Përkunder faktit që koalicioni jonë ka konkurencë koalicionin tjetër shqiptarë neve patëm guxim që ti ftojmë shqiptarët që të percaktohen për njërin nga këto dy koalicione (në të gjitha prononcimet tona publike), duke mos dashur që të nxisim përcarje mes shqiptarëve.

Me sjelljet e juaja po i thelloni përçarjet mes nesh çka është tepër e rrezikshme për shqiptarët në Mal te Zi. Edhe koalicioni shqiptarë ‘’Bashke nji za’’ shtrihet në të gjitha trevat e Malit të Zi ku jetojnë shqiptarët me degë dhe organe tjera partiake, gjithashtu jemi parti të cilat jemi më të vjetra në Mal të Zi (fillimet e viteve ’90) dhe kemi përkrahur të gjitha proçeset pozitive integruse Euroatlantike të Malit te Zi. Neve me ktë shkresë nuk po ju drejtohemi nga firiga e humbjes së votave për shkak të përkrahjes tuaj të hapur për koalicionin tjetër sepse e dimë kush jemi dhe çfarë perfaqsojmë. Arsyeja, ftesa dhe mesazhi jonë i vetëm qe po ju drejtohemi është:

– KUR NUK KENI QENË KURRË TË ZOTËT QË TË NA NDIHMONI DHE MBËSHTESNI NË REALIZIMIN E ASPIRATAVE TONA POLITIKO-EKONOMIKE, ATËHERË JU LUTEMI MOS NA DËMTONI DUKE NXIT PËRÇARJE ME SJELLJET E JUAJA TEJET DESTRUKTIVE PËR NE SHQIPTARËT NË MAL TË ZI.-

Dëshirojmë që ti faleminderohemi ish Presidentit dhe Kryeministrit të Shqipërise Z. DR. SALI BERISHA ,Presidentit të Shqipërise Z. ILIR META, kryetarit të Partisë Demokratike të Shqiperisë (PD) Z. LULZIM BASHA, ish Presidentit të Shqiperisë Z. BUJAR NISHANI si dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosoves (PDK) Z. KADRI VESELI të cilët si lider të vërtetë shqiptarë me autoritet e tyre te palekundur tek ne shqiptarët në Mal të Zi ftuan që të VOTOHET SHQIP DHE TË PËRKRAHEN LISTAT SHQIPTARE.

Shqiptarët në Mal të Zi kanë nevojë jetësore për prononcime të tilla inkurajuse dhe shpresdhënëse të cilat frymzojnë dhe udhezojnë kah e mira e përgjithshme për gjithë shqiptarët të cilët jetojmë këtej kufurit.

Dëshiroj ti drejtohem popullit shqiptarë në Mal te Zi:

– BASHKËKOMBAS TË NDERUAR JEMI KOALICIONI I PARË SHQIPTARË I CILI ËSHTË KRIJUAR NË KËTO ZGJEDHJE, DHE JEMI PARTI TË CILAT NUK KEMI FONDE POR AS DËSHIRË QE TË LOBOJMË NË NXITJEN E POLITIKAVE PËRÇARËSE, PRANDAJ APELOJ TEK JU, -JU LUTEM MOS BINI VIKTIMË E PRONONCIMEVE DESRTUKTIVE DHE DËMPRURËSE TË CILAT VIJNË MU NË PRAG TË ZGJEDHJEVE NGA CILADO ANË DHE NGA CILËTDO POLITIKAN QË VIJNË-.

DERI NË VDEKJE BESNIK IDEALIT TONË KOMBËTARË -ASHTU ZOTI MË NIMOFT-

Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH)

dhe Antar i Koalicionit Shqiptarë –BASHKË NJI ZA-

Mehmed Zenka

Lexoni edhe…

  • Rama ndërhyn në zgjedhjet e Malit të Zi. Mesazh malazezëve në gjuhën serbe: Votoni Milon
  • Bujar Nishani: Lajthitje e Edi Ramës, kërkon vota për Gjukanoviçin dhe jo për shqiptarët në Mal të Zi
  • Çollaku: Edi Rama, një palaço ballkanik që i jargavitet Gjukanoviçit

Etiketat e lidhura

edi ramailir metaMehmet Zenka
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor
Para 19 minutash

Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor

Japonia synon fuqinë e tretë në inteligjencën artificiale
Para 57 minutash

Japonia synon fuqinë e tretë në inteligjencën artificiale

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

Më të lexuarat

1 Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit
Para 11 orësh

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

2 Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

3 Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama
Para 11 orësh

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

4 Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?
Para 16 orësh

Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.