Reagimi i parë i Edi Ramës për shpalljen e Berishës “non grata”

Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim të çuditshëm në rrjetet sociale, pas shpalljes së Sali Berishës non grata nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Edi Rama komentoi florën dhe flaunën e vendit dhe rikthimin e zogjve të rrallë në vend.

“Shqipëria, falë edhe Moratoriumeve të Pyjeve e të Gjuetisë, si edhe qasjes së re tërësore ndaj mjedisit, po ripërtërihet. Tanimë ajo konsiderohet një qendër e preferuar e Shpendëve të Rrallë dhe për herë të parë kërkuesit kanë hasur çiftin e qyqes me çafkë në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë ku ka lëshuar vezë, duke shtuar familjen e larmishme të shpendëve në këtë vend të bekuar”,– shkruan Rama në Facebook.

Lexoni edhe…

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?