Reagimi i parë nga PS, ministri Manja: Vota pret të lexohet drejt, me qetësi dhe respekt

Ministri i Drejtësisë, dhe drejtuesi politik i PS-së në qarkun Lezhë, Ulsi Manja pas përfundimit zyrtar të votimit, thotë se fitoi demokracia dhe qytetaria. Në një postim në Facebook, Manja falënderon qytetarët e qarkut të tij elektoral dhe garanton se vota do të lexohet drejt.

”Manja: 11 maj 2025, ora 19:00 loja u mbyll! Fitoi demokracia dhe qytetaria! Faleminderit nga zemra qytetarëve të Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës për qetësinë dhe maturinë e treguar sot.

Vullneti juaj është në kuti, vota pret të lexohet drejt, me qetësi dhe respekt ashtu siç ju e treguat me qytetari të plotë. Mirënjohje Lezha, Kurbini dhe Mirdita”, shkruan Manja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?