Reagimi i studentëve pasi foli Rama: What the fuck!
Kryeministri Edi Rama i ka ftuar studentët për dialog nëpërmjet një postimi në Facebook. Ai deklaroi se “nuk i besonte përrallat e Dhjetorit” dhe tha se me studentët do të bashkë qeverisë. Termi bashkëqeverisje përdoret zakonisht nga Rama kur takon strukturat dhe militantët e PS.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i studentëve ndaj ftesës së Ramës, duke thënë se prej kohësh kanë duruar arrogancën e tij dhe se tashmë ka ardhur momenti që të tregohen ata arrogantë. “Seriozisht e ka ai? Gjithë arrogancat që kemi duruar nga ai, tani do të jemi ne arrogantë ndaj tij. Merri kërkesat me vete, nuk ka negociata dhe as nuk do të ketë. What the fuck”, tha një nga studentët.
Një pjesë e fjalimi të Edi Ramës ku premtonte luftë ndaj korrupsionit, sipas studentëve të pranishëm në protestë, ishte tallës dhe fyes për ata.