Reagon ambasadori i BE për gjuhën e Metës ndaj Altin Dumanit: Këto sulme nuk janë të denja për një demokraci

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato ka reaguar lidhur me sulmet e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani.

“Sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci. Ne mbështesim dënimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të deklaratave të fundit të papranueshme publike të drejtuara kundër SPAK-ut. Bashkimi Evropian qëndron pranë magjistratëve dhe profesionistëve shqiptarë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Gonzato.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?