Reagon Ilir Meta: Kjo është lojë e Ramës për inceneratorët. Ka patur disa I.M. në klasën time!
Ka reaguar ish-Presidenti Ilir Meta lidhur me letrën e autoritetit të dosjeve e Sigurimit të shtetit dërguar Kuvendit.
Në një konferencë për mediat, Meta tha se gjithçka bëhet për të hequr vëmendjen nga shumë skandale, si afera e inceneratorëve.
“Si mund t”i shmangem një përgjigjeje pavarësisht se nuk ka shqiptarë mbi këtë tokë që nuk e kupton se me këtë akt vetëvrasës. Se autoriteti i dosjeve para se të jetë ligjor është moral që trajton persona që janë prekur dhe tentojnë t’i shpëtojnë periudhës së errët. Kjo është për të ardhur keq për Autoritetin e manipulimit e kriminalizimit të dosjeve, ata e dinë më mirë se kushdo se sa e manipuluar është ajo dosje. Në një email elektronik që kur të bëhet publik do të gajaseni të gjithë dhe normalisht sipas lojërave të qëllimshme nga Autoriteti dhe Parlamenti dhe mediat e inceneratorëve që lëshojnë bombat. E dini se për çfarë bombash e kam fjalën. U zbulua se pas 30 e ca vjetësh I.M qenka ky njeri që në mars të 92 u bë deputet dhe iu është nënshtruar filtrave dhe komisioneve të të gjitha kohëve. Për çfarë bëhet kjo? Çfarë i kushtonte autoritetit që është shqetësuar që të thërriste I.M që është Ilir Metaj, Ilir Rexhep Metaj. S’jam president që të bëj zhurmë, s’jam as deputet dhe përse u dashka të bëhet një ligj i posaçëm për këtë I.M?! A ka njeri që e beson këtë gjë?!
Unë njoh nja 40-50 Ilir Metaj. Në klasën time kemi qenë dy Ilir Metaj,”tha Meta.