Reagon LSI: Eurodeputeti Brok të mos keqpërdoret për interesa kriminale

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar në lidhje me deklaratata e Kryetarit të Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, Elmar Brok. 

Eurodeputeti i djathtë Brok deklaroi pas një takimi me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha se, sipas tij, do të ishte e çuditshme nëse kryetari i Kuvendit, Ilir Meta nuk do të jepte dorëheqjen përgjatë hetimit. 

LSI reagoi përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Luan Rama. 

Swiss Digital Desktop Reklama

“Elmar Brok të mos keqpërdoret për interesat e klaneve kriminale në Shqipëri. Të mos bëjë prokurorin dhe nëse do që të dijë të vërtetën, le të vijë në Shqipëri”, tha Luan Rama.  

Swiss Digital Mobile Reklama

"Nëse hetimi është në vijim e sipër nga autoritetet shtetërore, atëherë do të ishte e çuditshme të mos jepet dorëheqje”, ka thënë Elmar Brok

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?