Reagon Megi Topalli për sulmin ndaj ministres së Arsimit
Ka reaguar edhe vajza e Jozefina Topallit, Megi, pas aktit ndaj ministres së Arsimit Lindita Nikolla. Ajo shkruan: “Une jam kundra ligjit te arsimit. Kam patur vërejtje dje, kam shume vërejtje dhe sot, dhe po, jam pro çdo proteste paqësore…por dhunën e refuzoj në të gjitha format e saj.
Sulmi ndaj Znj. Lindita Nikolla, ministre e arsimit, per mua eshte i shemtuar. Ideja per te qelluar ndaj nje zonje, nje nene, eshte vetem shenje dobesie…nuk eshte kjo gjuha e te rinjve dhe te rejave kunder padrejtesive. Megjithate une jam dhe kundra ndalimit te kesaj vajze, pavaresisht se nuk bie dakort me sjelljet radikale. Nuk eshte zonja Lindita e keqja e politikes se sotme.
E keqja ka nje emer- ajo quhet korrupsion. Aty fillon e keqja, aty e kane rrenjen varferia, droga, papunesia dhe humbja e shpresës,”-përfundon postimi i vajzës së Topallit në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

