Reagon Olta Xhaçka për vizat turistike me SHBA-në: Lajm i mirë për të gjithë shqiptarët

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar lidhur me zgjatjen e vlefshmërisë deri në 10 vite të vizave amerikane për biznes dhe turistike.

Xhaçka thotë se ky është lajm i mirë për të gjithë shqiptarë dhe një zhvillim i rëndësishëm që do forcojë edhe më tej marrëdhëniet me SHBA-në.

Lajm i mirë për të gjithë shqiptarët! Vlefshmëria e vizave amerikane biznes dhe turistike është zgjatur në 10 vjet! Një zhvillim i rëndësishëm që do të kontribuojë në forcimin e lidhjeve që na bashkojnë! #100 vjet marrëdhënie diplomatike”, shkruan Xhaçka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?