Opozita i del në mbrojtje Irfan Hysenbelliut

Kanë reaguar deputetët e Partisë Demokratike dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në mbrojtje të biznesmenit dhe pronarit të mediave, Irfan Hysenbelliu.

Krah Hysenbelliut ka dalë Edi Paloka, Luçiano Boçi dhe Falmur Noka dhe ish-presidenti Ilir Meta.

Në reagimin e tij Paloka shkruan:

Një tjetër krim i kryeministrit po konsumohet sot në sytë e të gjithë publikut. Nuk e kam fjalën thjeshtë për shembjen e një resorti turistik. As po dal në krah të pronarit të këtij resorti, se nuk kam asnjë arsye ta bëj. Sigurisht nëse ky resort është me letra në rregull, siç deklarojnë pronarët, ky është krim në vetvete (resorti është aty prej shume vitesh dhe Rama ka qenë vizitor i rregullt aty). Nga një qenie që ka shkatërruar pa pyetur për ligj mijëra banesa e biznese duke shkatërruar mijëra jetë pritet gjithçka. Për një qenie që ka nxjerrë femijë e të moshuar nga shtëpitë e tyre me gaz në 3 të nates, kjo nuk është asgjë…

Po krimi që po kryen direkt Rama është kërcënimi dhe shantazhi ndaj mediave. Zv.presidentja e “Media Focus Grup” e ka denoncuar publikisht këtë fakt; Rama ka ndërhyrë për të ndryshuar politikën editoriale të këtij grupi mediatik, e akti i sotëm është qartazi hakmarrje për këtë grup dhe kërcënim për gjithë të tjerët. Mesazhi është i qartë; kush nuk bindet, e pëson nga shteti privat i Ramës.

Vetëm pak ditë më parë Rama është denoncuar dhe nga mediat perëndimore si diktator që po sillej si Hoxha karshi mediave dhe demokracisë shqiptare. Sot Rama nxitoi të japë dhe një provë tjetër.

“Shqiperia ne Rrezik “ nuk është thjeshtë një slogan po një thirrje për të gjithë. Mos thoni sot “Nuk me duhet gjë mua” se nesër çmenduria e Ramës do vij në derën tënde. Monstra që e njeh veten për Zot të gjithëfuqishëm e ne i dukemi si skllevër të tij, duhet ndalur prandaj duhet të gjithë të bashkohemi për shpëtimin e këtij vendi ku po rrisim fëmijët tanë.

Ndërsa kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë:

KOHA PËR T’I VËNË RRUSPAT REGJIMIT TË RRUSPIJEVE!
Aksioni i paligjshëm i IKMT në “Prestige Resort” në kulmin e sezonit turistik, është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë dhe pavarësisë së medias.
Koha për t’i dhënë fund iluzioneve ndaj një skizofreni që nuk njeh as Kushtetutë, as ligj dhe asnjë të drejtë themelore!
Koha për t’i vënë rruspat regjimit të rruspijeve që po plaçkit vendin dhe shkatërron pronat e ligjshme!

Ndërkohë, deputeti Luçiano Boçi shkruan:

I paimagjinueshëm imazhi që qytetarët shqiptarë shohin këtë mëngjes në një nga resortet turistike të vendit!
Në Një sulm i pastër politik e jo vetëm, për shkak të qëndrimeve realiste dhe profesionale të mediave Neës 24, Panorama dhe Gazeta Shqiptare për aferat e qeverisë, Edi Rama urdhëron prishjen e një pjese të resortit në pronësi të botuesit I.Hysenbelliu.
‼️Në sytë e qindra turistëve, Rama tregon se para interesit të tij dhe mbrojtjes së aferave të tij ai nuk vendos asgjë!
As imazhin e turizmit shqiptar dhe as lirinë e medias.Kjo është një luftë e pastër që Rama i ka shpallur të gjithë mediave dhe bizneseve që janë kundër tij.
Askush nuk duhet të heshtë! Të gjithë duhet të reagojnë, pasi nesër mund të jetë rradha e gjithësecilit.

SHKARKO APP