Reagon PD pas takimit të Ramës me naftëtarët, Spaho: U tall, tani do të dalë fitimtar
Ka ardhur reagimi i parë i Partisë Demokratike, pas përfundimit të takimit të kryeministrit Edi Rama mbrëmjen e sotme në Fier me përfaqësinë e naftëtarëve. N/ kryetari i PD-së, Edmond Spaho akuzon se kreu i qeverisë nuk u dha asnjë zgjidhje.
“I genjeu ne 2016 per t’u marre voten se do vazhdojne punen dhe do tu jepen te gjitha parate, ndersa jepte garanci per investitorin qe erdhi mbushi xhepat e tij dhe atyre qe e sollen dhe iku.
I la naftetaret 26 dite ne greve urie, duke u talluar ndersa negocionte me ekipet e futbollit. I la qe te lodhen, te deshperohen dhe ne fund te pranojne cfaredo zgjidhje qe siguron qofte dhe ushqimin e pak diteve per femijet, qe te dale para shqiptareve si shpetimtare.
Njesoj sic po ben me covid19. Fillimisht shperndau frike dhe terror te qytetaret, qe te dukej si shpetimtar, sot kur po vdesin nga 12 vete ne dite nuk thote asnje fjale sepse nuk i behet vone kush vdes e kush jeton, sa vdesin e sa do mbesin, mjafton qe mos te mos i cenohen leket e koncesioneve dhe inceneratoreve” shkruan ai.
Por si përfundoi takimi?
Kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj u shpreh se Edi Rama nuk mori përsipër cështjen e pagave të prapambetura, por vënien në punë të uzinës dhe një pagë sociale.
Kryeministri Edi Rama pas takimit me naftëtarët u shpreh se çështja pagave të prapambetura nuk është çështje e qeverisë, por e kompanisë. Rama theksoi se në këtë takim naftëtarëve iu propozua një mbështetje financiare nga qeveria. Tashmë mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi i naftëtarëve.