Reagon stafi i “Shefqet Ndroqit” për vetëvrasjen e 60-vjeçarit që u hodh nga dritarja e spitalit

Spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi” ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pas mesnatës që lamë pas, ku një pacient 60-vjeçar me koronavirus i dha fund jetës, duke u hedhur nga kati i tretë i dhomës së tij.

Stafi i këtij spitali shpreh dhimbje për humbjen e pacientit Leonard Skabona, ndërsa thekson se 60-vjeçari është trajtuar me terapinë e plotë të mjekimit në pavionin e urgjencës.

Reagimi i spitalit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 60-vjeçarit me inicialet L.Sh., nga Kurbini i cili i dha fund jetës mbrëmë pas mesnate, dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

60-vjeçari i konfirmuar me COVID-19, ishte shtruar pasditen e datës 28 nëntor në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku iu kryen ekzaminimet imazherike dhe u trajtua me terapinë e plotë të mjekimit në pavionin e urgjencës.

Më datë 29 pacienti është transferuar në pavionin e katit të parë (mbi katin përdhes) ku edhe ka kryer aktin e rëndë.

Lidhur me arsyet që e çuan 60-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente.

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” ka siguruar shërbimin e psikologut dhe ka shtuar masat e sigurisë.

Stafi mjekësor është në gatishmëri të plotë dhe i sigurojmë qytetarët se po punojmë dhe do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe profesionalizëm për çdo pacient që trajtohen në spitalin tonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?