Reagon Taulant Balla për lezhjanin që arrestua me 2 mina telekomandë në trup

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar, pas arrestimit të një 24-vjeçari në Lezhë, që u kap me dy mina telekomandë, të cilat i mbante në trup.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Parandalimi i ngjarjeve kriminale është detyrë parësore e Policisë së Shtetit. Përgëzime Policisë së Shtetit📍Lezhë për ndalimin në kohë të një personi të përfshirë në trafik të lëndëve/pajisjeve shpërthyese. Elementët/grupet kriminale duhen ndjekur nga Policia e Shtetit këmba këmbës, ditë natë!

SHKARKO APP