Referendumi i PS, Balla thirrje për pjesëmarrje masive

Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në një deklaratë për shtyp të mbajtur paraditen e sotme ka deklaruar se referendumi i 9 prillit do të jetë i hapur për të gjithë anëtarësinë e PS, ndaj dhe ka bërë thirrje për një pjesëmarrje sa më masive.

“Referendumi i kësaj fundjave, përveçse një vendimmarrje e përbashkët për një çështje me rëndësi të veçantë, do të jetë edhe hapja e rrugës për përfshirjen e çdo anëtari të PS. Ky referendum do të ofrojë mundësinë që ata të thonë fjalën e tyre përfundimtare për një debatin tonë të brendshëm”, ka deklaruar Balla.

Ai është shprehur gjithashtu se një PS më e hapur, më moderne e më gjithëpërfshirëse përbën një hap të rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pra, është një referendum jo vetëm për të vendosur për mandatin e kryetarit të PS. Kjo është një praktikë që ne e fusim për herë të parë dhe që shpresojmë që ta bëjmë edhe për çështje të tjera në të ardhmen. I rëndësishëm nga ky referendum nuk është rezultati, por pjesëmarrja masive”, ka thënë Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?