FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Referendumi në Maqedoni, Meta pret Menduh Thaçin: Shqiptarët të votojnë “Pro”

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur sot në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi. Meta dhe Thaçi kanë folur për situatën në Maqedoni dhe referendumin që pritet t’i japë fund problemeve me Greqinë.

Kreu i Shtetit vlerësoi qasjen pozitive të Qeverisë së Maqedonisë për reformat gjithëpërfshirëse si dhe
kontributin e rëndësishëm të faktorit politik shqiptar në këto procese jetike.

“Faktori politik shqiptar në Maqedoni ka një rol të pazëvendësueshëm për integrimin e vendit. Maqedonia është në një moment tepër të favorshëm dhe optimist pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë”, tha Presidenti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai iu bëri thirrje shqiptarëve të Maqedonisë të marrin pjesë në referendumin e 30 shtatorit.
“Shqiptarët në Maqedoni të votojnë “Pro” të ardhmes së sigurt europiane të vendit”, theksoi Presidenti Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?