Reflekton PDIU? Idrizi: Kërkesa për qeveri teknike e pa arsyeshme

Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi thotë në “Tonight Ilva Tare” në Ora News, se kërkesa e opozitës për qeveri teknike në këtë moment është e paarsyeshme, teksa kriza politike po thellohet.

Idrizi: Është për të ardhur keq se si këto 25 vjet, klasa politike ka qenë e zonja për të prodhuar krizat. Sot jemi në krizën e radhës, e cila është një krizë ciklike. Pavarësisht nga të “drejtat e palëve”, unë nuk kuptoj se si politika shqiptare e ka kthyer konfliktualitetin në sistem. Kjo është një nga krizat më të rënda të stisura.

Tare: Nuk qëndrojnë argumentet e opozitës?

Swiss Digital Desktop Reklama

Idrizi: Opozita ka shumë të drejtë të kërkojë të gjithë garancitë për të hyrë në zgjedhje, por kërkesa për qeveri teknike nuk duket e arsyeshme, në këtë moment kur po rrëshqasim nga institucionet. Unë nuk e kuptoj se si Rama dhe Basha nuk ulen, kur janë ulur Thaçi me Vuçiçin. Kjo është arsyeja pse ne i kërkuam Presidentit të Republikës të thirrte tryezën e partive politike. Unë jam optimist se kriza do të zgjidhet, por do të zgjidhet ditën e fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?