Reforma e ujit, Rama: Kishit kohë deri tani, nga 1 shkurti ”burg”

Në këto dy ditë qeveria ”Rama 2” është zhvendosur në qytetin e Lezhës, ku do zhvillohet edhe mbledhja e qeverisë.

Sërish nga Lezha, kryeministri Rama në një takim për reformën e ujit dhe zhvillimin e agroturizmit. Nga shkurti do të ketë penalizime për ata që nuk puguajnë ujin dhe për lidhjet e paligjshme të ujit.

“Në Lezhë ka probleme serioze për furnizimin me ujë të pijshëm, ka probleme të trashëguara, por ende për tu trajtuar lidhur me administrimin e ujërave në tërësi. Dje me vendim qeverie këtu në Lezhë, vendosëm mbështetjen financiare për familjet në nevojë për vendosjen e matësave falas dhe duke subvencionaur pagesën e ujit. Ky është muaji i fundit që konsumatorë e biznese me lidhje të paligjshme të vendosin matësat pa penalizim. Duke nisur nga shkurti kjo gjë do bëhet, por do ketë penalizime sipas ligjit për ata që do kapen në kushtet e veprës penale të vjedhjes së ujit”, tha kryeministri Rama teksa ndodhet ende në Lezhë në kuadër të mbledhjes së qeverisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Damian Gjiknuri u kërkoi bashkive të parashikojnë skema lehtësuese për debitorët e vjetër të ujit. “Bashkitë të parashikojnë skema lehtësuese për debitorët e vjetër të ujit. Hartoni skema lehtësuese. Të rekuperohet të paktën 30 % e borxhit të vjetër. Çdo investim që do të jepet këtej e tutje do të jetë në bazë të performancës”,-u shpreh Gjiknuri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?