Reforma në drejtësi jo me deputetë të inkriminuar”

 

Deputetja demokrate, Majlinda Bregu, pjesmarrëse në samitin e Vjenës, tha në një intervistë për Ora News se ky takim mes lidërve të Ballkanit dhe të BE e zbehu rendësinë përballë problematikës që po ndeshin mjaft vende të Ballkanit; atë të largimeve masive. Bregu komentoi dhe reformën në drejtësi për të cilën tha se nuk mund të votohet nga deputete më preçedentë penalë.

Majlinda Bregu, ish-Ministre e Integrimit ka qenë syri dhe veshi i opozitës në Samitin e Vjenës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në studion e Ora News, Majlinda Bregu, tha se çështja e klandestinëve mori hapësirën më të madhe të diskutimeve duke e zbehur pak rëndësinë e Samitit për Ballkanin Perëndimor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bregu: “Në pasditen kur u zhvillua Samiti lajmi kryesor ishte lajmi i kapjes së një kamioni të mbushur me njerëz 40 km larg Vjenës, gjë që tregon që ka një klimë që nuk është e mirë as mes vendeve anëtare të BE. Sidomos situata e azilit gjatë gjithë këtij viti ka krijuar problematika edhe ndërmjet tyre dhe kjo nuk është një gjë e re.

Sakohë ka një mungesë lidershipi politik të theksuar në vendimarrjen e lartë të BE për çështjet që i përkasin Europës në përgjithësi, por edhe problematika të shtuara nga kriza si rasti i Greqisë, kjo ka krijuar ndjesi për të dyja palët.

Ne presim më shumë dhe jemi më të nxituar duke treguar se me zor po presim të jemi anëtarë të BE, por e kërkojmë këtë thënë sikur ju po na bëni një padrejtësi të madhe që nuk na hapni negociatat që sot, apo nuk i keni hapur dje. Ndërkohë që harrojmë atë që është kryefjalë e këtij proçesi. Nuk ka nevojë BE për asnjë vend që nuk është në gjendje të zbatojë standardet brenda vendit të tij”.

Largimin e shqiptarëve për të kërkuar azil në Gjermani, deputetja demokrate e sheh si dështim të qeverisë Rama në politikat e saj ekonomike dhe sociale, çka sipas saj do të çojë drejt protestave.

Bregu komentoi për Ora News dhe reformën në drejtësi për të cilën u shpreh se nuk mund të votohet nga deputetë me preçedentë penalë.

Bregu: “Të bëhet reformë në drejtësi do të thotë që të kemi pikësëpari ata politikanë apo ata parlamentarë të cilët do ta votojnë të lirë në gjykimin e tyre dhe jo me preçedent kriminalë nga pas. Reforma në drejtësi nuk mund të kalojë pa u kryer proçesi i dekriminalizimit,i cili ka mbetur më shumë retorikë e debateve dhe gjuhës në studio televizive dhe nuk ka asgjë reale dhe as konkrete që të ketë ndodhur gjatë këtyre muajve”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?