”Reforma në Drejtësi ka forcuar rrugën për në BE”, Dumani: Pandëshkueshmëria po tronditet sot
Nga konferenca për vlerësimin e punës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (IKP) në përfundim të mandatit të tyre kushtetues, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani u shpreh se reforma në drejtësi ka dhënë frytet e saj. Për të është goditur pandëshkueshmëria. Ai foli edhe për sfidat që janë shoqëruar me këto procese, siç është ngarkesa për prokurorët dhe çështjet që kërkojnë zgjidhje të shpejta, duke përfshirë administrimin e çështjeve të Komisionerit Publik dhe kalimin e çështjeve të pazgjidhura tek SPAK.
”7 vite nuk janë pak, reforma ishte transformuese duke përshkruaer një proces gjithpërfshirës me të vetmin qëllim për ti sjell vendit sistem drejtësie profesional, me integritet, me gjithçka t’u kthejë besimin tek institucionet e reja të drejtësisë. 7 vite nuk janë pak për një punë voluminoze. KPK, KPA bën një punë me shembullin e tyre vendosën gur themelin e një ndërtese të re, të përzgjedhurit sot e konsideruan përgjegjësi të jenë pjesë e saj.
SPAK-u është një institucion i pavarur dhe 20 prokurorët në proces skanues. U ngritën murët e drejtësisë së re. Institucionet do të luajnë rol në rrëzimin e mendësisë. Pandëshkueshmëria po tronditet sot. Një përparësi nga 31 dhjetori është administrimi i Komisionerëve Publikë, të gjitha çështjet e papërfunduara do ti kalojnë SPAK-ut. Parashikohet që drejtuesi do ketë një anagazhim shumë të madhe në përfaqësimin e këtyre çështjeve të Komisioni Pavarur Ankimimit.
Procesi i Vetting-ut përbën një ngarkesë të madhe për prokurorët për plotësimin e dokumentacionit. Kjo sfidë bëhet më e ndjeshme për ndjekjen e çështjeve penale. Për të ruajtur besimin që qytetarët kanë tek ne duhet të koordinojmë përpjekjet për integritet dhe profesionalizëm. Ju falenderoj për punën gjatë këtyre viteve”,-tha gjatë fjalës së tij, kreu i SPAK-ut.