Reforma në drejtësi, Kuvendi: Të premten hidhet shorti për anëtarët e KED
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta njoftoi publikisht se ditën e premte, në datën 27 janar, në ambientet Kuvendit, do të organizohet hedhja e shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Meta ndër të tjera ka miratuar rregullat dhe procedurën e hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KLIKONI KETU ).
Shorti është i hapur dhe zhvillohet në prani të:
-përfaqësuesve të dërguar nga institucionet e përcaktuara nga neni 284 i ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;
-Avokatit të Popullit;
-Përfaqësuesve të grupeve parlamentare;
-Përfaqësuesve të përfaqësive të huaja diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë dhe të organizatave partnere ndërkombëtare.
-medias.
Në datën dhe orën e caktuar për organizimin e shortit mund të marrin pjesë edhe kandidatët e propozuar nga institucionet e përcaktuara nga neni 284 i ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
KOHA JONË SONDAZH

