Reforma zgjedhore/ Balla: Opozita të kthehet në komision, Noka: Garantoni votim elektronik
Taulant Balla i bëri thirrje deputetëve të opozitës të mos bojkotojnë komisionin e reformës zgjedhore dhe të marrin pjesë në mbledhje për të zgjidhur çështje të rëndësishme për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Balla tha se ky komision duhet t’i japë zgjidhje administrimit të procesit zgjedhor ndërsa deputeti demokrat, Flamur Noka, përsëriti kërkesën e opozitës për votim elektronik për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.
Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk mblidhet më pas bojkotit të opozitës dhe për këtë, bashkëkryetari Taulant Balla përsëriti thirrjen për kolegët e Partisë Demokratike t’i bashkohen mbledhjeve të këtij komisioni. Balla tha se çështje të rëndësishme si ligji për financimin e partive dhe ashpërsimi i masave në kodin penal për shkelësit e ligjit, duhet të marrin zgjidhje.
Balla: Ne të përgatisim sa më shpejt ndryshimet në ligjin për partitë politike lidhur me transparencën e financave të partive, por edhe me transparencën e shpenzimeve të fushatave zgjedhore. Kemi një material shumë të mirë, përgatitur nga një ekspert i ofruar nga Këshilli i Europës sikur se është Quentin Reed, dokument i cili tashmë është një material pune në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Prej atij dokumenti, duhet të nisemi për të përgatitur amendamentet që duhen bërë në ligjin e partive politike. brenda kësaj jave komisioni të diskutojë ndryshimet që duhen bërë në Kodin Penal përsa i përket përshkallzimit, pra rritjes së dënimit të veprave penale që lidhen me korrupsionin zgjedhor.
Nga Komisioni i SIgurisë, deputeti Flamur Noka përsëriti kërkesën e opozitës për votimin elektronik, si e vetmja formë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.
Noka: Mirë do ishte të merreshim pak dhe të sigrojë kjo qeveri edhe votimin elektronik sepse jo po thoni që e keni future vendin në një epokë të re dixhitale. Atëhere do tju kërkonim të merrni masa që mos ndodhë krim elektoral si ai i zjgehdjeve lokale, si ai i Dibrës, Korçës apo edhe Kolonjës.
Komisioni i Reformës Zgjedhore ka afat deri në 9 shkurt ndërsa Partia Demokratike e ka bojkotuar duke e kushtëzuar me garantimin e votimit dhe numërimit elektronik.
KOHA JONË SONDAZH

