Reforma Zgjedhore, Gjiknuri dhe Alibeaj bëhen bashkë dhe takojnë drejtuesit e ODIHR-it

Bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore, duket se kanë gjetur gjuhën e bashëpunimit, dhe kanë zhvilluar një takim me drejtuesit e ODIHR-it. Këtë ka treguar deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri përmes një postimi në Facebook, ku në foto krah tij shihet Enkelejd Alibeaj. ”Bashkë me kolegun Alibeaj zhvilluam një takim me drejtuesit e ODIHR-it, të cilët i informuam për ecurinë e deritanishme të punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. U dakordësuam për modalitetet e mëtejshme të punës në fazën e hartimit të drafteve ligjore dhe ndihmën konkrete që do të japë ekspertiza e ODIHR-it”,-shkruan Gjiknuri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?