Reforma zgjedhore, Islami: OSBE/ ODIHR nuk jep rekomandime ndaluese

Deputeti Kastriot Islami i ftuar në studion e Ora News, shprehet se ende ka kohë për votimin elektronik, ndësa veçoi se reforma zgjedhore u zvarrit qëllimisht. Sipas tij OSBE-ODIHR nuk jep rekomandime ndaluese.

OSBE-ODHIR nuk jep rekomandime ndaluese dhe reforma zgjedhore që prej nisjes së saj është udhëhequr nga tendenca për ta zvarritur. Kështu u shpreh deputeti i PD, Kastriot Islami në studion e Ora News, ku veçoi se votimi elektronik është çështje kyçe për zgjdhjen e shumë problemeve me zgjedhje të lira dhe se ende ka kohë për realizimin e tij.

Një problem ende i pazgjidhur për deputetin e djathtë Islami është dekriminalizimi për të cilin ende mungon vullneti politik.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesë nga intervista

Islami: Gjatë periudhës 2013-2017 janë zhvilluar zgjedhjet e 2013, 2015 ka pasur edhe zgjedhje të pjesshme, ka pasur edhe vëzhgim dhe janë evidentuar disa probleme shumë të rënda, siç është blerja e votës, futja e individëve me rekorde kriminale, përdorimi i parave nga individë që kanë biznese dhe kanë marrë tendera nga fondet publike, janë evidentuar po ashtu raste të përdorimit të mjeteve administrative e kështu me radhë. Të gjitha këto kërkojnë një adresim. Më shumë se para një viti është ngritur një komision për reformën zgjedhore, pro ka pasur një tendencë nga mazhoranca për të zvarritur punën e komisionit dhe tani jemi në një situatë që këto cështje nuk janë adresuar.

PD është e interesuar të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, pas këtyre problematikave. PD është e interesuar të ketë një reformë zgjedhore sepse mendon se zgjedhjet mund të jenë të lira dhe të ndershme vetëm nëse kryehet një reformë zgjedhore ku të paktën të përfshiheshin një paketë çështjes ku në krye të jetë votimi dhe numërimi elektronik. Por ka edhe të tjera për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por kemi parë që nuk ka një vullnet politik, PD dhe opozita janë shprehur që kërkojnë një reformë zgjedhore në krye është votimi dhe numërimi elektronik. Duam zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe këto bëhen nëse realizohet kjo paketë. Këto nuk janë çështje kushtesh. E gjithë kjo paketë është kërkuar nga forcat politike, po edhe të gjithë shqiptarët janë të interesuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëse nuk do kishte zgjedhje të lira dhe të ndershme procesi do të ishte ilegjitim.

Është gatshme PD për një bashkëpunim me LSI për reformën zgjedhore?

Islami: PD i ka bërë thirrje forcave politike që të realizojnë një reformë zgjedhor që përfshin një paketë, por jo vetëm kaq. Janë një sërë çështjes, dekriminalizimi, kanabisi etj. I ka bërë thirrje të gjithë faktorëve që të ulemi dhe të kryejmë një reformë

A ka kohë për një reformë zgjedhore?

Islami: Ka kohë, nëse ka vullnet ka edhe kohë, koha është e mjaftueshme, por çështja e kohës duhet të jetë në plan të dytë. E rëndësishme është që të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. As koha dhe as çështja e kohës nuk janë të rëndësishme përballë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

OSBE ODIHR janë të angazhuar në formën e një këshilltari, nuk është ai që jep direkativat dhe merr vendimet në një shtet sovran. Ne e kemi pranuar OSBE si një organizatë që këshillon forcat politike,  monitoron jep një vlerësim për zgjedhjet dhe rekomandon. OSBE e ka bërë punën e saj në zgjedhjet e 2015, 2013. Nëse OSBE ka thënë që votat blihet, rezultatet dalin me vonëse dhe nëse palët kanë një propozim për të dalë nga kjo, dhe PD nëpërmjet votimit elektronik e ka dhënë një zgjidhje. Votimi elektronik zgjidh 60-70% të problemeve, pastaj janë cështjet e tjera. OSBE ODIHR duhet të dëgjonte dhe OSBE ka nxitur bashkëpunimin mes forcave dhe ka kërkuar prodhimin me konsensus të rezultateve duke kërkuar adresin e cështjeve që garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. OSBE nuk ka qenë në plan që mos e bëni këtë gjë se kjo të çon këtu, aq më tepër që votimi elektronikë dhe identifikimi biometrik është edhe në vendet e tjera. Implikimi i OSBE është jo adekuad.

A do kemi të inkriminuar në Parlamentin e ardhshëm?

Islami: Ka një ligj të dekriminalizimit, ka pasur një tentativë nga Rama që për të sjellë persona që do të ndihmonin përmes blerjes së votave. Ai ka tentuar ta pengojë këtë ligj, ta frenojë. Nëse kjo cështje nuk adresohet zgjedhjet nuk do jenë të lira dhe të ndershme dhe këtë radhë situata, ilegjimiteti i situatës do jetë i rëndë. Publiku ka një ndjesi negative për parlamentin, si përsa i përket personave me rekorde, apo ata që kanë një formim me diploma false. Nese merret deklarata e pasurive, si e kanë krijuar këtë pasuri del që ose e kanë fituar nga tenderat, dhe kjo ka ndodhur kur Rama ka ardhur në parlament.

Sa efektiv ka qenë ligji i dekriminalizimit?

Islami: Ligji është bërë pas një kërkese të PD, ligji kufizon kryetarët e partive të implikojnë si kandidatë individë me rekorde kriminale. Ligji ka dhënë një mesazh, sepse të gjithë me rekorde kriminale janë në një situatë jo të përshtatshme për të qëndruar apo kandiduar. Megjithatë ligji ka nevojë akoma të implementohet. Ligji ka filluar të zbatohet dhe ka dhënë një mesazh për të gjithë me rekorde kriminale. Ligji nuk e zgjidh të gjithë problemin. Ka një tende për të marrë masa për ta shmangur ligjin.

Çfarë duhet të presim nga kandidatët e PD?

Islami: Basha është shprehur se nëse zgjedhjet janë të lira dhe të ndershme unë jam i hapur për çdo lloj mënyre për të ofruar kandidat me integritet. Ai dha disa mekanizma, votim që bëhet nga anëtarë të partisë por edhe jashtë anëtarësisë. Pra njerëzit të propozojnë kandidaturat. Pra do të ketë një vetting të brendshëm.

/Oranews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?