Reforma/Ilir Meta takon kreun e PD, Basha
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta është angazhuar personalisht në negociata me kreun e opozitës, Lulzim Basha për reformën në drejtësi. Ditën e sotme, rreth orës 11:00, kreu i Kuvendit është takuar me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Takimi u zhvillua në hotel “Rogner”.
Meta në këtë takim shoqërohej nga kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe Sokol Dervishaj.
Ndërsa kryetari Basha shoqërohet nga kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka.
Ky është takimi i dytë mes Metës dhe Bashës, pas atij në ambientet e kryesisë së Kuvendit ku u diskutua për reformën në drejtësi.
Më parë në mëngjes në këtë hotel ishte kryeministri i vendit Edi Rama me kreun e PDIU Shpëtim Idrizi dhe deputetin e kësaj force politike Aqif Rakipi.
KOHA JONË SONDAZH

