Refugjatët, Komisioneri: Kampet në Europë, por jashtë BE

Bashkimi Europian ka bërë të ditur se po diskuton një plan me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për të ngritur disa kampe strehuese për emigrantët në Afrikën Veriore dhe në brendësi të Europës, në të cilat refugjatët do të mund të aplikojnë për azil, pa mbërritur ende në vendet e pjesës perëndimore të kontinentit të vjetër.

Në një konferencë për mediat, Komisioneri Avramopulos, është shprehur se qendrat e jashtme që do të shërbejnë për procesimin e kërkesave dhe nuk do të jenë një “Guantanamo për emigrantët”.

“Përsa i përket ngritjes së qendrave të jashtme në vende të tjera në brendësi të Europës, unë dua të jem shumë i qartë për këtë. Jam kundër formimit të Guantanamos për emigrantët. Kjo është diçka që është kundër vlerave tona, prandaj, kjo nuk vihet në pikëpyetje. Ne nuk kemi ende asnjë vend si alternativë. Nuk ka patur asnjë vend që ka shprehur vullnetin për të mbajtur emigrantë, pasi ne nuk kemi bërë asnjë propozim”, tha Avramopulos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditën e diel, kancelarja Angela Merkel do të takojë disa nga homologët e saj në Bruksel, me të cilët do të synojë të gjejë gjuhën e përbashkët mbi një plan të rinovuar për çështjen e emigracionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?