Refuzuan dosjen e Shullazit, Arta Marku nis hetim për 10 prokurorë

Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka urdhëruar nisjen e hetimeve për 10 kolegë të saj në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Hetimi disiplinor nis për shkak të refuzimit nga ana e prokurorëve për të marrë pjesë në heshtjen e shortit për përfaqësimin e dosjes së Emiljano Shullazit në Gjykatë.

“Prokurori i Përgjithshëm znj. Arta Marku duke marrë shkas nga ngjarja e fundit e datës 19 shtator 2018 në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, mbi refuzimin nga ana e prokurorëve për hedhjen e shortit në procedimin penal në gjykim në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, për kryerjen e veprave penale parashikuar nga nenet 109/b; 333/a; 334 etj.të Kodit Penal urdhëroi fillimin e hetimit disiplinor ndaj prokurorëve”,- thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Emrat e prokurorëve që do hetohen

Swiss Digital Desktop Reklama

Olsian Çela

Swiss Digital Mobile Reklama

Përparim Kulluri

Behar Dibra

Sonila Muhametaj

Arenc Çela

Edvin Kondili

Pranvera Pustina

Eugen Beçi

Blerim Tominaj

Besim Hajdarmataj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?