Rënia e lirë e qeverisjes! 60 për qind e shqiptarëve nuk besojnë më në këtë qeveri

Nga Elmaz Sherifi, ish-ministër i PS

“Rënia e lirë e qeverisjes”!
Nga sondazhi i fundit i Institutit Demokratik Amerikan, del, se 60 për qind e shqiptarëve nuk besojnë më te qeverisja.
Në fakt, mosbësimi është në rritje çdo dite. Vrasja e të riut në derën e shtëpisë, rebelimi i të rinjve dhe dhuna ndaj minorenëve edhe më shumë e rriti urrejtjen ndaj kesaj qeverisje.
Raportet ndërkombëtare janë denoncuese për cenimin e standardeve demokratike të qeverisjes dhe mosrespektimin e të drejtave të njeriut. Transparence Internetional denoncon rritjen e korrupsionit dhe KE cenimin e të drejtave të njeriut dhe dhunimin e të rinjve e gazetarëve.
Edhe Guardia di Finanza raporton se sipërfaqet e mbjelljeve me lëndë narkotike në Shqipëri, në 2020, janë shumë më të larta, se në 2019.
Qeveria pretendon të kundertën, ndërsa kryeministri në një media ndërkombëtare, e pranon, se ka mbetur vetëm, pasi, sipas tij, nuk kuptohen “idetë e tij”!
Është e vërtetë se perceptimi mbi realitetin, nga shumica absolute e shqiptarëve dhe kryeministrit, është krejt e ndryshme. Ashtu, si edhe filozofia politike mbi qeverisjen demokratike është krejt e ndryshme, sepse, kyeministri parimet e shtetit social të së drejtës i konsideron tepër të vjetruara, prandaj i mohon të gjitha rekomandimet e institucioneve europiane për plotësimin e kushteve, para organizimit të Konferencës Ndërqeveritare.
Ai deklaron edhe publikisht, se nuk ka kushte, e në këtë situatë duket e pavlerë edhe impenjimi i Ambasadores Kim për plotësimin e Gjykatës Kushtetutese brenda dhjetorit.
Pse? Sepse kryeministri ynë ka dhënë prova se nuk pyet e as i zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetutese.
Do e konsideroni akt mërie, si u duket disa militantëve e adhuruesve të Ramës?
Ja po ju jap një rast, nga më bindësit e me flagrantët. A nuk ia hoqi mandatin e deputit Ilir Beqes Gjykata Kushtetutese ? Po ia hoqi. A nuk e bëri Rama përsëri deputet? Ai është përsëri deputet!
Rama është në rënie e në vetmi, jo se është me ide më të përparuara, e të tjerët nuk mund ta ndjekin, por se, filozofia politike e tij bazohet te anarkizmi dhe subjektiviteti, prandaj e kam emërtuar si Filozofi surelist i së drejtës!
Ai kishte deklaruar sa mori mandatin e dytë, se asnjë minister nuk do të ikë nga qeveria pse do e kërkojnë të tjerët, por, vetëm kur të donte ai.
Ra edhe në këtë premtim. Lleshin ia rrezuan te “rinjtë e rrugës”, prandaj do jetë në rënie të lirë, e as do të ketë forcë ta ndalojë atë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?