Replikat/ Basha i kthen reston Ramës: Zëri im shërohet prapë, po mendjes tënde si do ia bësh…
Pas ironisë së kryeministrit Edi Rama për zërin e ngjirur të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, ka reaguar ky i fundit. Basha i është përgjigjur kreut të qeverisë, duke shtuar se: “Zeri im sherohet prape po mendjes tende si do ja besh…”.
Me anë të një mesazhi në “Facebook” Rama ironizoi pak çaste më parë fjalimin e liderit të opozitës, ndërsa theksoi se rivali i tij tregon përralla me zë të ngjirur. “Një zë i ngjirur bërtet për t’u treguar përralla qorrave që s’duan të shohin shurdhëve që s’duan të dëgjojnë#VajmedetPDvajmedet kuku për ty?”, citohet në mesazhin e Ramës.
KOHA JONË SONDAZH

