Reshje të dendura dëbore gjatë natës, bllokohet sërish rruga e Arbrit

Reshje të dendura dëbore kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme qarkun e Dibrës, ndërsa si pasojë e reshjeve është bllokuar sërish edhe qarkullimi në rrugën e Arbrit. Policia ka bllokuar Bypassin e Murrizit në afërsi të Klosit dhe në Bastar-Murrizë nga krahu i Tiranës.

Trashësia e dëborës në afërsi të Bypass arrin deri në 15 cm, duke e bërë të vështirë qarkullimin e automjeteve. Në rrugë janë mjetet borëpastruese të firmës, por për shkak të reshjeve që vazhdojnë pastrimi total i rrugës është i pamundur.

Kjo nuk është hera e para që rruga e Arbrit bllokohet për shkak të motit të keq.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?