Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj: Nga pastrimi i pusetave te ndihma për qytetarët, ekipet tona në terren
Tirana dhe e gjithë Shqipëria është përfshirë nga reshje të dendura shiu. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj u bën thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, ndërsa shprehet se për çdo problematikë të raportojnë në numrin 112.
“Ekipet tona janë në terren për të monitoruar situatën e reshjeve dhe për të siguruar që çdo rrugë e qytetit të jetë e kalueshme dhe e sigurt. Nga pastrimi i pusetave te ndihma për qytetarët!
Nëse shihni ndonjë problem në zonën tuaj, raportoni tek aplikacioni “Tirana Ime” ose telefononi 112”, shkruan Veliaj.