Revolta ndaj ministres Nikolla, Berisha: Rezistenca vazhdon
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si një akt të guximshëm, veprimin e studentes që siç thotë ai, i ka lyer me bojë të kuqe flokët ministres shkatërrimtare të arsimit, Lindita Nikolla!
Duke publikuar dhe videon e momentit kur studentja Mirela Ruka i hedh salcë në kokë ministres Nikolla, Berisha shkruan në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale, se rezistenca vazhdon ndaj shprishjes që qeveria shqiptare i kanë bërë jetës universitare publike prej kohësh
Komenti i plotë i Berishës
Te dashur miq, aktivistë të Lëvizjes për Universitetin i kanë derdhur bojë të kuqe ne floke sot ministres se Arsimit, Lindita Nikolla gjatë një aktiviteti te Piramida ku po mbahej Samiti Ndërkomëbtar i Studentëve.
Nikolla ishte e ulur, teksa i afrohet një aktiviste që e ka sulmuar më bojë të kuqe.
Më pas Lëvizja për Universitetin ka reaguar në Facebook përmes një komunikate. Më poshtë reagimi.
Sot, në ditën ndërkombëtare të studentëve, aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin kryen një aksion simbolik kundër ministres së Arsimit Lindita Nikolla. E spërkatën me salcë duke i bërë për një moment atë çka ajo dhe qeveria shqiptare i kanë bërë jetës universitare publike prej kohësh: shprishjen. Sot mijëra maturantë meritorë janë ende pa të drejtën studimi dhe po aq kuota të paplotësuara ka në universitetet publike. Skema e regjistrimit të studentëve ka favorizuar haptas universitetet private kliente të qeverisë. Prandaj ne kemi kërkuar dhe kërkojmë dorëheqjen e ministres Nikolla.
Rezistenca vazhdon!
Për Universitetin, Për Shoqërinë!
KOHA JONË SONDAZH

