Revolucionon kishën.Papa Françesku lehtëson rregullat: Të falen gratë që kanë kryer aborte
Ndryshon fati i grave që kanë kryer një abort. Papa Françesku ka deklaruar se priftërinjtë katolikë do të lejohen të falin gratë që kanë kryer aborte dhe gjithashtu mjekët që kanë ndihmuar në proces.
Masa është e përkohshme në prag të Vitit Jubile,që zgjat nga 8 dhjetori deri më 26 nëntor të vitit të ardhshëm.Kjo pasi aborti konsiderohet në Katolicizëm si një mëkat pasi nënkupton që shkishërim.
“Shumë gra besojnë se nuk kanë rrugë tjetër kur kryejnë abortin” – tha Papa duke shtuar se, “kishte takuar aq shumë gra që mbajnë në zemër shenjën e këtij vendimi të dhimbshëm.Kam vendosur të lejoj të gjithë priftërinjtë që për Vitin Jubile të shfajësojnë nga mëkati i abortit atë që e bën dhe atë që kërkon falje”, u shpreh ati i shenjtë.
Sipas BBC Papa Françesku është i vetëdijshëm se vendimi i tij nuk do të mirëpritet nga tradicionalistët,por ndryshe nga paraardhësit e tij e sheh dhembshurinë dhe mëshirën si virtyt që mbizotërojnë ndaj të tejrave.
Viti Jubile Zakonisht mbahet çdo 25 vjet, veçse në rastin kur një papë shpall një vit të jashtëzakonshëm për të tërhequr vëmendjen për një çështje të caktuar.