Rezoluta për dënimin e Serbisë! Paloka: Hetim ndërkombëtar, nuk duam supriza nga Rama nesër në Kuvend

Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Edi Paloka ka folur për arritjen e dakordësisë me PS-në për dënimin e sulmit terrorist serb ndaj Kosovës me anë të një rezolute të Parlamenit të Shqipërisë në mbështetje të Kosovës. Paloka theksoi se PS ka këmbëngulur në rezolutën e propozuar prej saj në të cilën nuk dënohej presidenti Aleksandër Vuçiç dhe shteti i Serbisë, por sipas tij një gjë e tillë nuk do të merrte votat e demokratëve në Kuvend.

”Sot PS u tërhoq nga rezoluta e saj dhe është rënë dakord që rezoluta e Parlamentit të Shqipërisë të ketë si bosht ku dënohet Serbia si shtet, duke mos pasur atë larjen dhe lyerjen që i bënte rezoluta e PS që i binte anash, por dënohet Serbia si shtet dhe kërkohet hetim ndërkombëtar, jo si e kërkonte rezoluta e PS që hetimi të kryhej nga Serbia.

Uroj që deri nesër të mos ketë surpriza. Me Ramën çdo gjë mund të ndodhë. Janë tërhequr deputetët socialistë dhe të jem i sinqertë që janë aq të guximshëm ta bëjnë pa marrë një ‘ok’ nga Rama, por ka një fakt që edhe sot edhe kësaj dite në të gjitha daljet e tij publike sidomos për mediat ndërkombëtare por edhe në konferencë shtypi që ka dhënë këtu, ka këmbëngulur që nuk heq dorë nga qëndrimet e tij dhe këto dihen.

Më e fundit dhe më skandalozja ishte që veriun e Kosovës ta merrte në dorë KFOR pra autoriteti i qeverisë së Kosovës të ishte nul në atë zonë dhe ai e ka deklaruar edhe së fundmi që nuk ndyshon mendim dhe qëndrim. Kemi një lloj paradoksi, unë e kam me dyshim përderisa është Rama në mes dhe ata deputetë mjafton që ti japë urdhër ai dhe ata mund ta denigronin veten deri në këtë mënyrë”,-tha Paloka në ”Syri.net”.

SHKARKO APP