Rezultati në Kolonjë, Politologu Krasniqi: Partia e Dukës dhe lufta në bazë

Politologu Afrim Krasniqi u shpreh se zgjedhjet për kryetarin e bashkisë së Kolonjës, u mbyllën: pa risi dhe pa surpriza. Në një analizë të shkurtër post zgjedhore, Krasniqi ka nënvizuar se palët eksperimentuan me kandidatët; nuk u zgjodh në ndonjë garë partia, e thjesht u emëruan nga politika në Tiranë.

Sipas tij, këto zgjedhje ishin një mundësi që Partia Agrare Ambientaliste të bindet se miqësitë politike në Tiranë nuk janë e njëjta gjë me luftën për pushtet në bazë.

Duke iu referuar humbjes së kandidatit të partisë së drejtuar nga Agron Duka dhe opozitës në tërësi, Krasniqi shprehet se gjendja për Kolonjën dhe qytetarët e saj nuk do të ndryshojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

E ndërsa për fenonimin se kandidatët lënë profesionet e tyre që nuk janë politike për të hyrë në garë, për të është një dukuri pozitive. “Kolonja është bashkia e radhës në një listë të gjatë institucionesh politike, ku mjekë/doktorë lënë profesionin dhe i hyjnë politikës. Është një dukuri dukshëm shqiptare dhe natyrisht, nuk është dukuri pozitive.

Swiss Digital Mobile Reklama

“PS fitoi atë që kishte nën drejtim prej 26 vitesh, PD vijon të humbë, madje e thelloi humbjen me diferencë 3 herë më të lartë, PAA pati rastin të bindet se ka dallim midis miqësive politike në Tiranë dhe luftës për pushtet në bazë. Për administratën në bashki duhet parë nëse fituesi nga PS do të ruajë administratën e dominuar nga LSI, kurse për projektet e nisura gjatë fushatës le të shpresojmë se do të mbarohen në kohë e cilësi, ndryshe nga sa po ndodh me disa prej tyre në Dibër”, nënvizon Krasniqi në një koment mbi zgjedhjet e djeshme në Kolonjë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?