Rikthehet në detyrë mjeku që u pushua nga puna, Meta: Më mirë një kritikë se një i sëmurë më shumë
Rikthehet sërish në kryer të detyrës mjeku në Urgjencën e QSUT, Ilir Allkja, që u pushua nga puna.
Lajmin e ka dhënë vetë mjeku në facebook, ku është shprehur se solidaritet i madh bëri që ai të jetë aty ku duhet të jetë, në betejë me epideminë e koronavirusit.
Lidhur me këtë çështje ka kometuar dhe presidenti Meta, ku thotë ” më mirë një kritikë më shumë, se një i sëmurë më shumë. Asnjë shqiptar nuk është i tepërt!Së bashku për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari!”
Mjekut Allkja ju njoftua shkarkimi nga puna pasi denoncoi se kishte vizituar 3 pacientë të dyshuar për koronavirus pa veshjen speciale.