Rikthehet në detyrë mjeku që u pushua nga puna, Meta: Më mirë një kritikë se një i sëmurë më shumë

Rikthehet sërish në kryer të detyrës mjeku në Urgjencën e QSUT, Ilir Allkja, që u pushua nga puna.

Lajmin e ka dhënë vetë mjeku në facebook, ku është shprehur se solidaritet i madh bëri që ai të jetë aty ku duhet të jetë,  në betejë me epideminë e koronavirusit.

Lidhur me këtë çështje ka kometuar dhe presidenti Meta, ku thotë ” më mirë një kritikë më shumë, se një i sëmurë më shumë. Asnjë shqiptar nuk është i tepërt!Së bashku për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari!”

Swiss Digital Desktop Reklama

Mjekut Allkja ju njoftua shkarkimi nga puna pasi denoncoi se kishte vizituar 3 pacientë të dyshuar për koronavirus pa veshjen speciale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?