Rikthehet nesër “Tirana pa makina”, Veliaj: Një ditë e mbushur me kërcim, sport dhe plot aktivitete të tjera

Bashkia e Tiranës rikthen “Tirana pa makina” nismë kjo e cila synon sensibilizimin e qytetarëve për një mjedis më të pastër, por edhe për të bërë një jetë më aktive.

Ndërsa në qendrën e Tiranës do të mungojë zhurma e makinave, do të jenë të shumta aktivitetet e organizuara nga bashkia e kryeqytetit, për ta kthyer këtë fundjavë në një ditë festive.
“Rikthehet “Tirana pa Makina”. Merr miqtë dhe të dielën më 5 Maj dil te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Do jetë një ditë e mbushur me kërcim, sport dhe plot aktivitete të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sigurisht që ka edhe surpriza”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?