“Rindërtimi”, Kryemadhi: Rama po tallet me shqiptarët, asnjë i arrestuar për 51 viktimat e tërmetit
Nga Vlora, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka bërë një paraqitje të situatës që po kalon vendi dhe të sjelljes së kryeministrit Edi Rama dhe qeveruisë që ai drejton ndaj shqiptarëve.
Teksa referon deklaratat në Kongresin e PS-së në lidhje me rindërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit i vitit të kaluar, Kryemadhi deklaron se Rama arrestin pensionistë dhe të pamundurit, ndërsa nuk ka asnjë të arrestuar nga shkaktarët e vdekjes së 51 shqiptarëve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Kryemadhi theksoi se nuk ka asnjë të arrestuar për pallatet jashtë standardeve, apo asnjë kryebashkiak si përgjegjës për ndërtimet pa asnjë siguri.
Pjesë nga deklarata e Kryemadhit në Vlorë
Në fakt kam shëtitur dhe lëvizur në gjithë Shqipërinë por të bën përshtypje që entuziazmi dhe emocioni që gjen në Vlorë, është i pakrahasueshëm me çdo rreth tjetër të Shqipërisë. Gjithmonë beteja midis politikës ka qenë kush do marrë Vlorën dhe kush do jetë më i mirëpritur në Vlorë. Dhe në fakt Vlorë ka qenë shumë esnafe dhe shumë elitare në përzgjedhjen e saj sepse që të kesh Vlorën do të thotë që ti marrësh zemrën Vlorës dhe që t’i marrësh zemrën duhet të bësh shumë për ta. Dhe që të bësh shumë për ta do të thotë të kesh respekt për familjen e tyre , për fëmijët ë tyre, për qytetin e tyre dhe historinë e tyre. Kjo është shumë e vërtetë sepse pavarësisht të gjithë jetës sonë politikës, karrierës sonë politike me uljet dhe me ngritjet gjithmonë unë Vlorën e kam parë si një qytet që gjithmonë merrje entuziazmin, merrje forcën, merrje kurajën. Qëkur kam qenë anëtare e PS në nëntor të vitit 1991 e kështu me radhë ajo që gjeje në Vlorë ishte forca dhe burimi që ti kishe për të vazhduar parapara. Kurajo që merrej nga gratë dhe vajzat vlonjate, elokuenca dhe forca që vinte prej elitës së Vlorës ishte gjithmonë një armë më shumë për çdo politikan që kërkon të përballet me sfidat e tij. kështu që mirënjohje dhe respekt për ju por në radhë të parë edhe për themeluesit e LSI të cilët edhe sot e kësaj ditë jo vetëm që janë në këtë sallë por kanë mbijetuar duke mbajtur me forcë, me shpirtin nëpër dhëmbë, jo vetëm mbijetesën e LSI por dhe prezencën e saj në qytetin e Vlorës për ti sjellë LSI një deputet nga Vlora dhe jam e bindur që në zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë 1 por shumë më shumë se 1. Kështu që te dashur miq anëtarë dhe simpatizantë të LSI pro dhe ju miq që keni ardhur për herë të parë. E dimë që jeni lodhur shumë nga politika, e dimë që jeni lodhur shumë nga retorika e politikës shqiptare por ajo që ju ka lodhur më shumë, jo fjalimet tona por ju ka lodhur varfëria, bllokimi i jetës ekonomike , ju ka lodhur mos përgjigja e shtetit që vjen si rezultat i politikes, që i jep forcën administratës shtetërore për të qenë arrogante me qytetarët. Ju ka lodhur mosvëmendja e shtetit, ju ka lodhur mos përgjegjësia e mësuesve nëpër shkolla, ju ka lodhur mungesa e respektit të zyrave të shërbimit t qytetarëve ndaj qytetarëve. Çdo gjë vjen si një rezultat i asaj të cilës është instaluar në këto 30 vjet të tranzicionit dhe që çdo ditë e më shumë po agravohet. Ne kemi lëvizur në gjithë Shqipërinë për t’u takuar me qytetarët, për t’u takuar me anëtarët tanë por dhe për të biseduar . Problemet janë të njëjta kudo, nga Shkodra deri në Vlorë, nga Korca në Durrës. Në mes të Tiranës. Këdo që takon qoftë një biznes të madh, qoftë një biznes të vogël të gjithë thonë na u premtuan taksa të ulëta por përkundrazi taksat na u rritën. Na u premtua lehtësi e klimës së biznesit por u përkundrazi u ngushtua dhe u vështirësua. Na u premtua mundësia e lëvizjes së lirë por përkundrazi na u blloku lëvizja e lirë. Po të pyesësh gjimnazistët në për shkolla iu premtua parajsa në gjimnaz por përkundrazi gjimnazi është kthyer në një ferr i vajzave tona me të cilat abuzohen nga mësuesit perversë. Iu premtua parajsa në shkolla gjimnazistëve por përkundrazi kërcënohen për arsye politike nëpërmjet notës. Iu premtua jetë universitare ekselencë por përkundrazi kushtëzohen me notat dhe me mesatare dhe çdo ditë e më shumë mësimi i tyre bëhet më i shtrenjtë për xhepat e prindërve të tyre. Mjafton të pyesësh gjimnazistët dhe do dëgjosh sesi portifiët e tyre janë kosto në xhepat e tyre. Mjafton të pyesësh gjimnazistët sesi ndihen në matematikë në fizikë, ata do thonë që për çdo orë mësimi që ne bëjmë, prindërit tanë janë të detyruar të paguajnë nga 10 mijë lekë të vjetra për orët e mësimit private dhe kurset private.
Nëse ne do të thonim që do të kishim arsim falas, nuk është se e kemi arsimin falas, por kemi arsimin më të shtrenjtë që mund të jetë jo vetëm në rajon, por kudo. U premtuan librat falas, por përkundrazi jo vetëm që nuk janë falas, por janë akoma edhe më të shtrenjtë. Kosova që është shtet më i ri dhe më i vogël se ne, i ka të gjitha librat falas për të gjithë sistemin që nga klasa e parë deri në klasë të 9.
Ju e dini shumë mirë debatin e famshëm me studentët e Vlorës, se si një kryeministër shikonte nga xhepi i një studenti i cili vinte me paratë e prindërve të tij në shkollë dhe i llogariste se sa i kushtonte telefoni dhe nuk llogariste se sa para ka harxhuar ai për fasadat dhe për lyerjen e fasadave, vetëm e vetëm që fotografia ku ai do të dali, të dali e bukur dhe me ngjyrat që i pëlqejnë atij. Një kryeministër i cili nuk ngurron që të bëj filma me metrazh të shkurtër për të treguar se sa shumë i dhimbset shpirti për viktimat e tërmetit. Mjafton të shikonim sot në kongresin e famshëm të tyre, një dokumentar se si ai po bënte një përmbledhje të suksesit të madh që kishte bërë pas tërmetit.
Do të dëshiroja të shikoja një metrazh tjetër të z. Rama për sa i përket filmave të tij, se si shqiptarët e Bubqit, të Thumanës janë sot akoma pa shtëpi. Shikojmë që ulet në një tavolinë dhe ha drekë me një familje, shikojmë një shtëpi dhe një krevat për një fëmijë që ngeli jetim, por akoma nuk kemi parë përpara togave të policisë shkaktarët e vdekjes së prindërve të fëmijëve që ai i reklamon me futbollistët. Pse vdiqën prindërit e tyre? Pse i lejoi shteti të jetojnë në një pallat i cili duhej të rrënohej pa rënë tërmeti i 26 nëntorit? Kemi parë sesi arreston pensionistë që nuk mund të paguajnë energjinë elektrike, por nuk kemi asnjë përgjegjës për 51 viktimat e 26 nëntorit. Kemi parë që arrestoi ish-kryetar komunash dikur të PD-së, vetëm e vetëm për të larguar vëmendje, por edhe sot e kësaj dite nuk kemi parë asnjë nga firmat e ndërtimit ose nga ata që kanë firmosur, qoftë në Bashkinë e Krujës, qoftë në Bashkinë e Durrësit për qindra objekte që u rrënuar dhe për mijëra shtëpi që iu shkatërruan shqiptarëve në tërmetin e 26 nëntorit.
Nuk mbaron me kaq tallja e kryeministrit tonë me shqiptarët, por vazhdon dhe tallet akoma me paratë që i dhanë kredi shqiptarëve. Unë besoj se të gjithë shqiptarët e kuptojnë fjalën kredi që do të thotë borxh. Borxhi është një gjë që e kemi siklet të gjithë, sepse jeton me idenë për ta kthyer dhe për të qenë i lirë prej tij. Kryeministri jonë nuk e ka problem borxhin, sepse nuk i merr në emër të tij, por do ti marri në emër të fëmijëve të shqiptarëve. Në fakt nuk ka mundësi për ti marrë dhe i duhen dy rrugë për të zgjidhur, ose të ndryshojë ligjin për buxhetin, sepse zotëria në fjalë e ka të pamundur që të marrë 850 milionë euro qofshin këto edhe kredi e butë, ose do të bëjë propagandë për të mbuluar fasadën e tij dhe për të thënë që këto para janë të pista, para nga veprimtari të drogës, para që vijnë nga veprimtari të tjera kriminale, por që do të pastrohen në ekonominë shqiptare.
Vlora është një nga qarqet që në letrat e qeverisë shqiptare është investuar para më shumë se nga të gjithë dhe ju besoj e keni parë që ka investime të bulevardit.