Rindërtohet gjimnazi “Isa Boletini” në Vlorë, Rama: Gati për 350 nxënës e mësues me standarde moderne

Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se një shkollë tjetër, e rikonstruktuar rrënjësisht, do hapë dyert këtë vit shkollor.

“Mirëmëngjesi dhe me ndryshimin rrënjësor të gjimnazit “Isa Boletini” në Vorë, një tjetër shkollë e re që do të hapë dyert në fillimin e vitit të ri shkollor me standardet më të mira për 350 nxënës dhe mësuesit, me 23 klasa të reja, 4 laboratorë të shkencave dhe teknologjisë, terrene sportive dhe palestër moderne, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?