Rishi Sunak: Marrëveshja me Shqipërinë për migracionin ka dhënë rezultate

Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka dhënë një intervistë për BBC ku ka folur edhe për rezultatet e marrëveshjes së firmosur me kryeministrin shqiptar Edi Rama në dhjetor të vitit 2022 sa i takon kthimit në Shqipëri të shqiptarëve që kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai tha se marrëveshja deri më tani kishte funksionuar, duke sjellë ulje të numrit të emigrantëve shqiptarë që tentojnë të kalojnë kanalin “La Mansh” me gomone për të kërkuar azil në Britani të Madhe.

“Si kryeministër, unë i dhashë përparësi vendosjes dhe funksionimit të marrëveshjes me Shqipërinë. Dhe për shkak se kjo marrëveshje po funksionon, besoj se edhe skema me Ruandën do të funksionojë”, u shpreh Sunak.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?