FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Risitë e LSI në Konventën Zgjedhore. Ja kush kandidon

Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Kryesisë së LSI-së, mësohet se Ilir Meta ka bërë të ditur do t’i propozojë Konventës Kombëtare Zgjedhore katër kandidatura për këto pozicione: për Zv.Kryetar të LSI-së, Petrit Vasili, Sekretar i Përgjithshëm, Endrit Braimllari dhe si N/Kryetarë të LSI-së, Luan Rama dhe Kejdi Mehmetaj.

Për të pasur sa më shumë kolegjialitet në zgjedhjen e strukturave drejtuese të LSI-së, për herë të parë këto poste do të zgjidhen nga Konventa Kombëtare Zgjedhore.

Gjithashtu,  Meta ka ftuar çdo anëtar të Komitetit Drejtues Kombëtar dhe deputetë, të cilët dëshirojnë të kandidojnë në këto poste, të paraqesin kërkesë me shkrim deri nesër (e shtunë) para orës 10:00 pranë Sekretarit të Përgjithshëm, z. Luan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër risi do të jetë miratimi në Statutin e LSI-së i krijimit të Kryesisë Ekzekutive të LSI-së, ku përveç Kryetarit të LSI-së, Sekretarit të Përgjithshëm, Zv.Kryetarit dhe dy N/Kryetarëve, do të jenë pjesë edhe Kryetari i LRI-së dhe Kryetari i LGI-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Votimi në Konventën Kombëtare Zgjedhore do të bëhet në mënyrë të fshehtë dhe me sistem elektronik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?