Ristani: Arbitrar përjashtimi i Palokës, Çuko: Dhunoi Beqjen

Seanca e Kuvendit e kësaj të enjte nisi m,e një kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Arben Ristani, i cili kërkoi rishikimin e vendimit të Byrosë së Kuvendit, për përjashtimin me 10 ditë të deputetëve të opozitës, Edi Paloka dhe Flamur Noka.

“Eshtë arbitrar përjashtimi i z.Paloka dhe z.Noka. Dy zërat kryesorë të opozitës u nxorën jashtë Kuvendit. Të jeni të sigurt se edhe sikur një deputet i opozitës të mbetet në këtë sallë, ju s’keni për të qenë rehat. Kërkoj rishikimin e vendimit të Kuvendit”, u shpreh Ristani.

Nga ana tjetër, deputeti i PS, Arben Çuko tha se zëri i opozitës nuk mund të shndërrohet në grushta. Sipas tij, Paloka dhunoi minsitrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mos sillni grushta dhe dhunë. Javën e kaluar qëlloi me grush ministrin e shëndetësisë. Edi Paloka ushtroi dhunë fizike ndaj Ministrit Beqaj”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?