Ristani: Dhunohen zyrat e PD-së në Elbasan, sulmohet opozita

Partia Demokratike ka akuzuar mazhorancën për sulme ndaj opozitës dhe si fajtore të dhunës së ushtruar në zyrat e Partisë Demokratike në Elbasan.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, doli sot në një deklaratë për mediat, ku u shpreh se “Godina e Partisë Demokratike në Elbasan është dhunuar mbrëmë, dyert e të gjithë ambjenteve janë shqyer dhe zyrat janë bastisur. Ky është një rast i përsëritur i dhunimit të zyrave të Partisë Demokratike dhe është një sulm në prag të zgjedhjeve lokale. Kjo goditje është qartazi e frymëzuar nga politika dhe retorika antiopozitë e dyshes Rama-Meta”. “Kur sulmohet opozita, kur agresohen përfaqësuesit e saj, kur dhunohen mjediset e zyrat e saj, kemi të bëjmë me një pushtet në kaos, që kërkon të zgjasë ditët duke u bazuar te dhuna dhe duke goditur opozitën. Dhuna dhe metodat banditeske nuk kanë qënë dhe kurrë nuk do të jenë zgjidhje”, ka përfunduar Ristani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?