Ristani: Jemi gati për zgjedhje të parakohëshme

Ka çuditur mediat deklarata e sotme e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani, se “demokratët po bëhen gati për zgjedhje të parakohëshme”, thënë për televizionin “Neës24”.

I ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar”, Ristani duket se ka “përfituar” edhe nga slogani televiziv për të bërë këtë deklaratë e cila nuk do të kalojë pa u komentuar në kanalet politike.

Pasi ka bërë një pasqyrë të situatës më të fundit politike në vend, duke fajësuar dhe akuzuar direkt maxhorancën e majtë dhe qeverinë “Rama” për dështimet e njëpasnjëshme dhe lidhjet me krimin e narko-trafikun, Ristani menjëherë ka shpalosur atë që sipas tij është plani i demokratëve për të ardhur sa më parë në krye të qeverisjes së vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Ristanit, PD-ja është dhe do të mbetet një forcë politike shtet-formuese dhe nuk mund të tolerojë një situatë të tillë. Ai gjithashtu përmendi edhe një tur të afërt të kryetarit të PD-së, Basha në të gjithë shqipërinë për të përgatitur sipas tij, situatën për zgjedhjet e parakohëshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?