Ristani: Mos u bëni këllefër të Ramës
Mazhoranca e rrëzoi kërkesën e PD për funksionimin efikas të Komisioneve Hetimore. Mbledhja e Komisionit të Ligjeve u shoqërua nga debate të ashpra.
Disa deputetë të shumicës e përdorën këtë mbledhje për të anatemuar deputetin Genti Strazimiri për praninë me një armë në protestë.
Deputeti demokrat tha se nuk duhet të skuqen prej tij, pasi pesë deputetë të majtë janë arrestuar dhe u duhet të lëvizin me polici nga pas.
“Ku e ke atë këllefin,” i tha deputeti Piro Lutaj, ndërkohë që po bëhej votimi. Por në vend të Strazimirit, u përgjigj Arben Ristani.
“Mos u bëni këllefër të Edi Ramës,” u tha ai homologëve të majtë pas votimit.
KOHA JONË SONDAZH

