Ristani: Pas 11 dhjetorit nis procesi zgjedhor në PD
Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani thotë se Kuvendi i demokratëve është ai i 11 dhjetorit. Ai është mes mbështetësve të ”Foltores” së Sali Berishës, ku ndër të tjera edhe paralajmëroi se Kuvendi do të pasohet nga një proces zgjedhor në të gjitha strukturat drejtuese të partisë.
“Ky Kuvend nuk do ta mbyllë këtë proces por do ta hapë atë. Pas Kuvendit do të ketë zgjedhje në të gjitha degët e PD, dhe zgjedhje të kryetarit të PD me sistemin një anëtar një votë. Thashë kjo mbetet në vullnetin e anëtarëve të PD”.
Ristani duket se bie dakord me deklaratat e kryetarit Basha se kjo nuk është një luftë mes tij dhe Berishës por nuk harroi t’i kujtonte kryedemokratit krisjen që ai ka me anëtarësinë e partisë.